Restoranti “VILA GËRMIA” gjendet ne Parkun Gërmia të Prishtinës atje ku të gjithë ndihen të relaksuar dhe atje ku stresi nuk ka vend.

Themeluar që nga vitet e 60-ta, Restoranti “Vila Gërmia” është ndër restorantet e para në Kosovë ku me traditën gati 50-vjeçare mbetet edhe më tej restoranti më i preferuar i të gjithë qytetarëve si dhe të gjithë personaliteteve më të larta ndërkombëtare dhe atyre vendore (Kryetarë, Kryeministra, Ministra, Ambasador etj.).
Të gjithë këta na vizitojnë dhe ndihen të relaksuar për arsye se për ta kujdeset një staf profesional i drejtuar nga ekspert të hotelerisë me experiencë vendore dhe perëndimore.

Shërbimi profesional dhe i shpejtë, ushqimi gjithmonë i freskët, servuar dhe dekoruar me shije të veçantë, në një atmosferë familjare të ngrohët, bëjnë që çdo mysafirë të na mbajë mend dhe që të jemi gjithmonë opcioni i parë i tyre.

Interieri i kombinuar në mes të arkitekturës moderne dhe asaj antike dhe jo i ngarkuar e bëjnë të veçantë, nga të tjerët këtë vend, ku mysafirët kanë mundësi të zgjedhin në mes të 3 sallave dhe 4 terracave vendin e tyre të preferuar.

Për këto dhe shumë arsye të tjera Restoranti “Vila Gërmia” është më i preferuari për të gjithë ata që bëjnë organizime të ndryshme si:

  • Takime bilaterale
  • Takime biznesore
  • Seminarë – Trajnime
  • Dreka dhe darka solemne
  • Ahengje të ndryshme etj.

Te ne mund të organizoni koktele edhe për 500 mysafirë.

Restoranti posedon 3 salla:

  • Sallën kryesore me ballkonin dimëror,
  • VIP sallonin me klimë dhe oxhak natyral,
  • Sallën e trajnimeve dhe
  • 4 terraca ku mysafirët mund të zgjedhin në mes të rrezeve të diellit apo hijes.

Restoranti ‘Vila Gërmia” punon çdo ditë prej orës 06.30 deri në ora 24.00.

Print